Connect with us

Kosovë

Krimi dhe korrupsioni në spitalet tona krijon viktima!

Publikuar

me

Ka mjek të ndershëm, por ka edhe hajna që po i zhvatin qytetarët. Kardiologët pa para nuk të operojnë.

Korrupsion ka, kudo është i dëmshëm, në shëndetësi është jetë a vdekje. Së pari duhet filluar nga shëndetësia luftimi i korrupsionit. Kudo në botë ka korrupsion, por ato luftohen fortë, aq sa ia bën të vështirë mjekut të korruptohet, edhe kur ndodh ata arrestohen.

Para 4 ditësh në SHBA u arrestuan mbi 600 mjekë nga FBI, sektori i tyre i veçantë për shëndetësi. Pavarësisht përpjekjeve në vendin tonë, korrupsioni vazhdon të mbetet në nivel të lartë në sektorin e shëndetësisë, apo si pasojë e mungesës së mekanizmave. Së fundi në Kosovën konkretisht në spitalin e Vushtrrisë policia e Kosovës u arrestuan në spital, dr. Ekrem Sefiu dhe dr. Arsim Latifaj, i cili sot u la i lirë. Ndërsa, dr. Isuf Zekaj u tha se është në pushim jashtë vendit, për çka është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici. Kujtojmë se tre kirurgët dyshohen se janë të përfshirë në një skandal të korrupsionit, pas publikimit të akuzave të dëshmitarëve, në media, të cilat dëshmojnë për ryshfetin. Pacientë dhe familjarë tregojnë se si iu kanë dhënë para mjekëve për të kryer operacionet në këtë spital.

Mjafton të shikoni pasurinë e mjekëve, kryesisht të kirurgëve kudo në Kosovë për të kuptuar më së miri korrupsionin, s’ka nevojë prokuroria për denoncime. Kirurgët punojnë edhe privat, çka i fut ata në zinxhirin e korrupsionit të shumë njerëzve, me rekomandime të qytetarëve në ordinancat e tyre apo të shokëve të tyre, pastaj lidhjet me pronarët e barnatoreve etj. Edhe në Ferizaj u arrestua u.d. së drejtorit të spitalit, por u lirua, çka flet për drejtësi që prodhon padrejtësi.

Sa më parë të bëhen reformat në drejtësi, drejtësia e re punën e parë që duhet bërë është shëndetësia, kontroll të pasurisë së mjekëve, në rastet më të mëdha e përfituar përmes aferave korruptive.

Shumicën e rasteve mjekët nuk kryejnë disa shërbime në spitalet e shtetit, në mënyrë që pacientët të detyrohen të shkojnë tek po të njëjtit mjek në ordinancat apo klinikat private.

Jo vetëm në Vushtrri, thuaja kudo në spitalet e Kosovës ka korrupsion, mjekët nuk janë në nivel të detyrës, çka detyron qytetarët të mos kenë besim, me privatin si adresë e detyruar, e në raste të tjera edhe jashtë shtetit. Krimi dhe korrupsioni në spitalet tona ‘prodhon’ edhe viktima.

SHKROI: FATON MEHMETI

Reklama