fbpx

Kreu i sindikalistëve të QKUK-së: Qeveria thotë se ka rritje ekonomike, të na rrisë pagat

HomeLajmeKosovë

Kreu i sindikalistëve të QKUK-së: Qeveria thotë se ka rritje ekonomike, të na rrisë pagat

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se kërkesat e tyre për rritje pagash prej 50% janë të arsyeshme.

Selmani në Frontal të T7 tha se rrogat për mjekët e infermierët duhet të rriten konform rritjes ekonomike të proklamuar nga qeveria.

“Në qeverinë e Isa Mustafës është vendosur një rregull që të ketë rritje pagash çdo vit pas rritjes ekonomike. Kërkesa jonë është modeste dhe e kemi marrë si kërkesë të arsyeshme me të cilën e kalojmë këtë periudhë 10-12 mujore. Për mjekun 300-350 euro kurse për infermierin 100-150 euro. Më keq i kemi kolegët infermierë dhe stafin teknik duke filluar nga bukëdhënësit nëpër spitale, rojet, pastruesit të cilët kanë bashkëjetu dhe gjatë pandemisë e kanë pasë barrën shumë të rëndë”, tha ai.

Selmani u shpreh se nga muaji shkurt kërkesat i kanë adresuar në qeveri por që s’kanë pranuar përgjigje.

“Këtë kërkesë e kemi pasë që nga muaji shkurt por jemi dëshmitar që është ndërprerë dialogu social duke filluar nga niveli menaxherial në QKUK deri te ministria e Shëndetësisë. Jemi munduar që punët tona të përditshme t’i artikulojmë por s’kemi marrë asnjëherë përgjigje”, tha ai.

x