fbpx

Krejt çka dihet për vrasjen e 28-vjeçarit Kosovar në Gjermani

HomeLajmeKosovë

Krejt çka dihet për vrasjen e 28-vjeçarit Kosovar në Gjermani

Babai i kosovarit nga Prizreni që ka vdekur në Gjermani ka thënë se djali i tij asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me ndokënd.

28-vjeçari ka vdekur pasi është therur me thikë nga kolegu i tij në vendin e punës, të shtunën në Nymphenburg të Munchenit.

Babai i të ndjerit ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka dhënë shenja se kishte pasë konflikte të vogla apo të mëdha me ndonjë person apo edhe kolegë të punës.

Kosovari punonte murator në sektorin e ndërtimtarisë për tre vite në Gjermani, të njëjtën punë e kishte bërë edhe në Kosovë më parë.

Ai u godit me thikë nga një koleg i tij shqiptar dhe si pasojë e plagëve të rënda edhe pas operimit nuk arriti të iu bëjë ballë plagëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nymphenburg të Mynihut. Policia ka njoftuar se 33-vjeçari ka sulmuar me thikë dy kolegët e moshës 28 dhe 50 vjeç herët në mëngjes, rreth orës 07:30, transmeton express.

“Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të punësuar atje.
Menjëherë pas daljes nga furra e bukës, kur burrat ishin në shkallë përballë rrugës, njëri prej burrave nxori një thikë kuzhine me një teh 20 centimetrash dhe pa paralajmërim goditi kolegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës. Ai u shkaktoi plagë dhe prerje aq të rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë të burrave, saqë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent” thuhet në raportin e policisë gjermane.

28 vjeçari Nehat Elshani nga Prizreni nuk i ka mbijetuar plagëve duke ndërruar jetë në spital.