fbpx

Krasniqi propozon 5 masat e propozuara nga PDK për të dal nga kriza

HomeLajmeKosovë

Krasniqi propozon 5 masat e propozuara nga PDK për të dal nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot të detajuara 5 masat e propozuara nga ai, që do të ndikonin në përballimin e qytetarëve me gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën po kalon Kosova.

Lideri i opozitës, ka publikuar në faqen e tij në Facebook, 5 masat e detajuara, me shifra konkrete se si do të ndikonin në ndihmën e qytetarëve të Kosovës.

Deri tani, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur ndonjë reagim nëse këto propozime të kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi do të marrin mbështetjen e pushtetit.

5 masat e propozuara nga Memli Krasniqi:

  1. Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë-mujore. Duke marrë parasysh se kostoja mesatare e shportës së produkteve ushqimore esenciale për një familje kosovare është rreth 422 euro, nga kjo masë një familje mesatarisht do të përfitonte një zbritje të kostos së jetesës prej 33,76 euro në muaj.
  2. Të lirohen nga akciza produktet e naftës për një periudhë gjashtë-mujore, gjë e cila do të ulë çmimin e naftës për 36 centë në litër. Duke supozuar një shpenzim mujor prej 60 litra naftë në muaj për një familje, atëherë përfitimi direkt mesatar mujor nga kjo masë do të ishte 21.6 euro në muaj.
  3. Të lirohet nga TVSH-ja konsumi i energjisë elektrike për një periudhë gjashtë-mujore dhe të subvencionohen me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 këh. Duke marrë për bazë një faturë prej rreth 90 euro që rezulton nga një konsum i tillë, atëherë vlerësojmë se përfitimi mujor nga kjo masë për një familje do të jetë 27.9 euro.
  4. Të rriten pagat, pensionet dhe ndihmat sociale për të paktën aq sa është norma mesatare e inflacionit (rreth 15%). Nëse e marrim për bazë pagën mesatare prej 484 euro sa ka qenë në vitin 2021, atëherë përfitimi mujor nga kjo masë për punonjësit do të ishte rreth 72.6 euro në muaj.
  5. Të lejohet tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale dhe të rimbursohet gradualisht shuma e tërhequr për kontribuuesit që kanë më pak se 10,000 euro në llogaritë e Trusti-t.

x