fbpx

Krasniqi nga Washingtoni: Duhet koordinim i plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve

HomeLajmeKosovë

Krasniqi nga Washingtoni: Duhet koordinim i plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krasniqi nga atje ka treguar se ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adi Muzurovic.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkuar se edhe në këtë takim, është theksuar qëndrimi i PDK-së, se duhet koordinim i plotë e bashkëpunim me partnerët jetik të Kosovës, e me theks të veçantë, me SHBA-të.

“Gjatë vizitës zyrtare në Washington DC, zhvillova një takim të rëndësishëm me Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC). Bashkë diskutuam për situatën aktuale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë tek zhvillimet e fundit në Kosovë, me ç’rast ndamë shqetësimet e përbashkëta dhe u dakorduam për nevojën e koordinimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Meqë sfidat e sotme kërkojnë një kuptim të ri dhe më të gjerë të sigurisë kombëtare, drejtorit të NSC i shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se koordinimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet jetik për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.