Krasniqi: Kamberi u zgjodh deputet përkundër përpjekjeve të sistemit serb për ta penguar

HomeLajmeRajoni

Krasniqi: Kamberi u zgjodh deputet përkundër përpjekjeve të sistemit serb për ta penguar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi Shaip Kamberi rifitoi mandatin e tij si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kamberi arriti që këtë ta bëj përkundër përpjekjeve të sistemit serb për ta penguar.

“Përkundër përpjekjeve të shumta të sistemit për ta penguar, Shaip Kamberi ka arritur që të fitoj mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Kjo, falë votuesve të Tërnocit, të cilët, posaçërisht dje, treguan vendosmëri, mobilizim dhe atdhedashuri duke e votuar Shaipin”, ka shkruar Krasniqi.

Ai është shprehur i bindur se me Kamberin në Kuvend, shqiptarët në Serbi do të kenë një zë të fuqishëm aty.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Përkundër përpjekjeve të shumta të sistemit për ta penguar, Shaip Kamberi ka arritur që të fitoj mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Kjo, falë votuesve të Tërnocit, të cilët, posaçërisht dje, treguan vendosmëri, mobilizim dhe atdhedashuri duke e votuar Shaipin.

Jam i bindur se me Shaipin si përfaqësuses të tyre, shqiptarët do të vazhdojnë të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë. Si Kryetar i PDK-së, si parti, do të jemi afër Shaipit dhe shqiptarëve të Luginës kudo dhe kurdo që është nevoja.

Urime Shaip, urime shqiptarë.

COMMENTS

x