fbpx

KQZ pranon kërkesën e presidentes për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr

HomeLajmeKosovë

KQZ pranon kërkesën e presidentes për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja e Kosovës, për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe të cilët kanë dhënë dorëheqje të hënën.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se ky institucion do të përgatisë rekomandimin brenda aftit ligjor prej pesë ditë pune nga momenti i marrjes së kërkesës.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, ka thënë Elezi.

Deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me deputetë të rinj nga i njëjti subjekt politik.

Më 5 nëntor Lista Serbe ka bërë të ditur se zyrtarët serb do të largohen nga institucionet qendrore dhe ato lokale të Republikës së Kosovës.

Këto veprime kanë ardhur pasi qeveria e Kosovës filloi të zbatoi planin e saj prej tri fazash për regjistrimin e veturave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës.