fbpx

KPMSHCK-ja ia shfuqizon dy vendime të jashtëligjshme Shpejtim Bulliqit

HomeLajmeKosovë

KPMSHCK-ja ia shfuqizon dy vendime të jashtëligjshme Shpejtim Bulliqit

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka shfuqizuar dy vendime të kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ankesat e dy zyrtarëve të kësaj komune janë aprovuar si të bazuara në Këshilli.

Rrjedhimisht, në të dyja vendimet ceket se i pari i Podujevës ka vepruar kundërligjshëm.

Vendimi i parë, i cili është marrë më 22 gusht ka të bëjë me kthimin e një zyrtari në pozitën “Zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun”, sipas akt-emërimit të 1 prillit të 2014-s.

Bulliqi, më 8 qershor e transferoi zyrtarin e lartcekur në pozitë ekuivalente të së njëjtës kategori në kuadër të Drejtorisë për Gjeodezi. Por, zyrtari është ankuar më pas te KPMSHCK-ja, duke pretenduar se një vendim i tillë në kundërshtim me ligjin.

Ankesa e tij u aprovua si e bazuar. Kësisoj, Këshilli vendosi se vendimi i Bulliqit është nxjerr në kundërshtim me ligjin, pasi nuk saktësuar kohëzgjatja e transferimit të zyrtarit, ashtu siç e para sheh ligji. Gjithashtu, në vendimin e të parit të Llapit nuk është përcaktuar saktë pozita se ku është transferuar nëpunësi komunal, për çka Bulliqi ka bërë shkelje ligjore.

Ndërkohë, vendimi i dytë që u shfuqizua i cili u mor tash së fundmi më 26 gusht, lidhet me transferimin e përkohshëm të një zyrtari nga pozita e Inspektoratit të Tregut në ‘Zyrtar për regjistrimin e bizneseve’.

Ai ka parashtruar ankesë në KPMSHCK më 26 korrik, kundër vendimit për transferim të përkohshëm, duke kërkuar që i njëjti të anulohet.

Këshilli bëri të ditur se i njëjti sipas akt-emërimit të 1 gushtit, 2020, është emëruar në pozitën ‘Inspektor i Tregut’ në Komunën e Podujevës, shkruan Paparaci.

Por, më 22 korrik, kryetari Bulliqi nxori vendimin që ai të transferohet përkohësisht nga pozita që e ka ushtruar në pozitën ‘Zyrtar për Regjistrimin e Automjeteve’. Për një transfer të tillë, drejtori i Zhvillimit Ekonomik i ishte drejtuar me një kërkesë drejtorit të Inspekcionit për transferimin e atij zyrtari në drejtorinë e tij.

Mbi këtë çështje, Kolegji vendoi se ankesa e zyrtarit është e bazuar pasi vendimi është nxjerr nga personi jo kompetent. Pra, vendimin e ka lëshuar kryetari i Komunës e jo menaxherja e Njësisë së Burimeve Njerëzore.

Mes tjerash, në vendimin e Bulliqit tregohet se nuk është cekur kohëzgjatja e transferit të zyrtarit nga një drejtori në tjetër.

Të dyja vendimet e Këshillit kanë hyrë në fuqi, ditën që janë firmosur.

x