Kosovë – Greqi: Forma e dy kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit – greket qëndrojnë më mirë

HomeSportSporti vendor

Kosovë – Greqi: Forma e dy kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit – greket qëndrojnë më mirë

Kosova dhe Greqia vihen sonte përballë njëra tjetrës.

Në një periudhë mjaft të vështirë për të dy skuadrat do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kombeve, Kosovë – Greqi, shkruan lajmi.net.

Pandemia Covid-19 ka bërë që shumë lojtarë t’iu mungojnë kombëtareve të tyre. Gjithsesi, të dy kombëtaret zbresin në ‘Fadil Vokrri’ për tri pikët.

Greqia vjen në këtë përballe në një formë më të mirë në pesë ndeshjet e fundit. Ata regjistrojnë një barazim, tri fitore dhe një humbje.

  • Slloveni 0:0 Greqi
  • Greqi 2:1 Finlandë
  • Armeni 0:1 Greqi
  • Greqi 2:1 Bosnje dhe Hercegovinë

Itali 2:0 Greqi

Kosova në anën tjetër sheh zbehje të formës, ku në pesë ndeshjet e fundit ka një barazim, tri humbje dhe një fitore.

  • Moldavi 1:1 Kosovë
  • Suedi 1:0 Kosovë
  • Kosovë 0:4 Angli
  • Çeki 2:1 Kosovë
  • Kosovë 2:0 Mali i Zi

Mbetet të shihet se cila skuadër do të përmirësojë sonte rekordin./Lajmi.net

COMMENTS

x