fbpx
HomeLajmeKosovë

Kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar, kolona të gjata në Rrugën e Kombit

Mëngjesin e kësaj të diele, një radhë e gjatë automjetesh është krijuar në Rrugën e Kombit.

Për ta kaluar të dielën në bregdetin shqiptar, një numër i lartë pushuesish nga Kosova kanë shkaktuar fluks në aksin Morinë – Kukës.

Mësohet se më e rënduar situata shfaqet në Urën e Drinit, për shkak të rrezes së ngushtë të rrugës. Nisur nga fundjavat e shkuara, destinacionet më të preferuara për shtetasit nga Kosova janë Durrësi dhe Shëngjini./tch

COMMENTS

x