Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka kërkuar në samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid se ka kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.
Në një postim në Twitter, ai vuri në dukje rreshtimin e Kosovës krah BE-së lidhur me agresionin rus në Ukrainë, edhe pse kjo e fundit nuk i njeh si shtet.
Ai ka treguar gjithashtu bisedën me presidentin amerikan Joe Biden, i cili ka shprehur dëshirën për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.
SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për PaqeVendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën
pic.twitter.com/HzRYyxVjCd
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2022