Kosova në ‘ankth’ nga rastet e reja me COVID-19, ministri Latifi s’i ndal udhëtimet

HomeLajmeKosovë

Kosova në ‘ankth’ nga rastet e reja me COVID-19, ministri Latifi s’i ndal udhëtimet

Javëve të fundit Kosova është duke u përballur me rritje të rasteve të reja me koronavirus, por kjo gjë si duket nuk po i pengon ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19 dhe apelit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kujdes nga shpërthimi i ndonjë vale të re, ministri kosovar i Shëndetësisë, Rifat Latifi sikur të mos ndodhte agjë po vazhdon “ekskursionet” e tij, shkruan Demokracia.com.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Latifi sot ka udhëtuar për në Austri, kështu duke iu rikthyer udhëtimeve të shpeshta që ai po i bën.

Siç njofton ministria, Rifati do të ketë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve shëndetësore në Vjenë dhe në Grac.

“Ministri Latifi në Vjenë do të takohen me homologun e tij, Johannes Rauch, me të cilin pritet të bisedojnë për bashkëpunimin bilateral në fushën e shëndetësisë. Mirëpo në Vjenë, Latifi do të takohen edhe me eurodeputetin Lukas Mandl dhe mjekë e studentë shqiptarë. Ndërsa në Grac, Latifi do të takohet me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, me kryetarin e Gracit dhe përfaqësues të Odës së Mjekëve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të ministrisë, kjo vizitë ka për qëllim zhvillimin e një bashkëpunimi në shumë fusha të sistemeve shëndetësore të dy vendeve.

COMMENTS

x