fbpx

Kosova mban stërvitjen e fundit në Parma, gati për Moldavinë

HomeSportSporti vendor

Kosova mban stërvitjen e fundit në Parma, gati për Moldavinë

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Parma të Italisë, ku e ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Në këtë vend, “Dardanët” do të përballen me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në stadiumin “Ennio Tardini”, djelmoshat e Bernard Challandesit janë duke u stërvitur për herë të fundit para ndeshjes së nesërme.

Kjo ka qenë edhe stërvitja e parë dhe e fundit e grupit së bashku, pasi disa lojtarë vetëm sot janë bashkuar nën urdhërata e Challandes.

Stërvitja është shtyrë paksa, pasi një shi i madh që ka rënë gjatë ditës ka bërë që fusha të mos jetë gati.

Faqja e tifo-grupit “Dardanët” kanë publikuar fotografi nga stërvitja e Kosovës në “Ennio Tardini”.

Ndryshe, ndeshja e nesërme me Moldavinë luhet nga ora 20:45./Telegrafi

COMMENTS