fbpx

Kosova fiton arbitrazhin kundër Bedri Selmanit rreth pompave të benzinës “Kosova Petrol”

HomeLajmeKosovë

Kosova fiton arbitrazhin kundër Bedri Selmanit rreth pompave të benzinës “Kosova Petrol”

Republika e Kosovës është paditur nga Bedri Selmani gjatë vitit 2019, në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit ICC, për kompensimin e dëmit dhe fitimin e humbur, me pretendimin se ndërprerja e kontratës për shfrytëzimin e pompave të benzinës ka qenë e kundërligjshme.

Megjithatë, kjo gjykatë ka refuzuar kërkesëpadinë e paditësit Bedri Selmani dhe duke e urdhëruar të njëjtin që të paditurës Republikës së Kosovës, t`ia kompensojë shpenzimet e krijuara në këtë procedurë.

Ministria e  Drejtësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se detyrimi i Bedri Selmanit ndaj Republikës së Kosovës kap shumën prej Shpenzimet e arbitrazhit: 1,302,165.38 USD dhe 71,653.305 euro, rimbursimi i paradhënies për kostot (shpenzimet e arbitrazhit): 175,000.00 USD.

Njoftim nga Ministria e Drejtësisë

Republika e Kosovës është paditur nga Bedri Selmani, më 29 prill 2019, në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit ICC, për kompensimin e dëmit dhe fitimin e humbur, me pretendimin se ndërprerja e kontratës për shfrytëzimin e pompave të benzinës ka qenë e kundërligjshme.

Paditësi këtë padi e ka ushtruar duke u bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Investime të Huaja, si shtetas i huaj, ndërsa shuma e pretenduar e paditësit në këtë kontest ka qenë rreth 65 milionë euro.

Ministria e Drejtësisë – Avokatura Shtetërore ka kontraktuar firmën ligjore Squire Patton Boggs, për përfaqësimin e këtij kontesti.

Avokatura Shtetërore gjatë tërë procedurës e ka mbështetur firmën e kontraktuar me sigurimin e provave, ekspertëve, dëshmitarëve dhe të gjitha dokumentet tjera të nevojshme për mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës.

Pas ndërmarrjes së shumë veprimeve procedurale, seanca dëgjimore është mbajtur nga data 25 tetor deri me datën 30 tetor 2021.

Me datë 01.08.2022 Tribunali i Arbitrazhit (ICC) ka nxjerrë vendimin final në çështjen e Bedri Selmanit kundër Republikës së Kosovës, duke refuzuar kërkesëpadinë e paditësit Bedri Selmani dhe duke e urdhëruar të njëjtin që të paditurës Republikës së Kosovës, t`ia kompensoj shpenzimet e krijuara në këtë procedurë.

Pas kërkesës që i është bërë paditësit për përmbushje vullnetare të detyrimit sipas Vendimit final të Arbitrazhit, i njëjti nuk ka shprehur vullnet që të përmbushë detyrimet e tij sipas Vendimit të lartcekur ndaj Republikës së Kosovës.

Avokatura Shtetërore është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore brenda dhe jashtë vendit për ekzekutimin e vendimit, me qëllim të rimbursimit të shpenzimeve që janë shkaktuar gjatë mbrojtjes së këtij rasti.

Tani më, Avokatura Shtetërore, ka dorëzuar kërkesën për njohje dhe ekzekutim të vendimit final të Arbitrazhit, në Gjykatën Komerciale, në Prishtinë.

Detyrimi i Bedri Selmanit ndaj Republikës së Kosovës kap shumën prej: Shpenzimet e arbitrazhit: 1,302,165.38 USD dhe 71,653.305 euro; Rimbursimi i paradhënies për kostot (shpenzimet e arbitrazhit): 175,000.00 USD.

x