fbpx

Kosova është e hapur për ta diskutuar propzimin gjermano-francez, edhe pse nuke përmban njohjën

HomeLajmeKosovë

Kosova është e hapur për ta diskutuar propzimin gjermano-francez, edhe pse nuke përmban njohjën

E premtja në Beograd u zgjodh si dita kur do të thuhej më shumë për propozimin franko-gjerman. Zëvendëskryeministri Bislimi, i cili të enjten nuk u lejua të paraqitet fizikisht në një konferencë në Beograd, një ditë më vonë tha se propozimi është më i favorshëm për Serbinë. Por, ai tha se ka një pajtim mes Kosovës e Serbisë që të mos zbulohet dokumenti sepse kjo do të “vriste frymën e kontributit pozitiv drejt arritjes së rezultatit të mirë”. Raportuesja për Kosovën Viola von Crammon thotë se propozimi është më i mirë për Kosovën.

Përmbajtja e propozimit të Francës dhe Gjermanisë edhe më tutje është e pazbuluar. Por, me aq sa zbardhin akterët e përfshirë në negociata, propozimi nuk parasheh marrëveshje me njohje të menjëhershme mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë fundjavës që shkoi, në një lidhje direkte në një forum në Beograd, ka thënë se propozimi franko-gjerman më shumë i afrohet qëndrimit të Serbisë, se sa të Kosovës.

“Për ne është me rëndësi të ketë dokument final me njohjen reciproke në qendër. Për Serbinë është që të mos ketë dokument final e të mos ketë njohje reciproke. Prandaj nga kjo perspektivë do të thosha se propozimi franko-gjerman më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, sepse nuk paraqet marrëveshje finale e as s’përfshin njohje reciproke në këtë fazë”, tha Bislimi.

Se çka saktësisht thotë plani franko – gjerman zyrtarisht nuk dihet dhe Bislimi tha se janë dakorduar të mos e zbulojnë përmbajtjen publikisht.

“Të dyja palët janë pajtuar që në këtë fazë nuk është produktive të publikohet dokumenti sepse do të vriste frymën e kontributit pozitiv drejt arritjes së rezultatit të mirë nga e gjithë kjo” shtoi Bislimi.

Javën e kaluar, u bë e ditur, nga burimet, se Kosova e Serbia janë thelluar në diskutime për propozimin franko gjerman.

Paraqitja e Bislimit në Beograd la të kuptohet se pala kosovare nuk i refuzon negocitatat për një dokument që s’e ka njohjen e Kosovës dhe të cilin nuk e konsideorn model të dy Gjermanive, por Gjermani -Gjermani minus, sipas fjalëve të Bislimit.

Madje ai shtoi se cila është receta për të ecur përpara.

“Mirëbesimi reciprok është krucial”.

Kosovës ndërkaq i bëhen thirrje të njëpasnjëshme që të mos e refuzojë propozimin dhe “ta shfrytëzojë” momentumin e krijuar nga fokusimi i Gjermanisë dhe i Francës te normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, e cila përcjell zhvillimet në Kosovë dhe shpesh i transmeton ato në Parlamentin Evropian, këshillon që të pranohet propozimi i shtetit të saj dhe Francës.

Ajo thotë se, nga ajo që e ka lexuar, “është shumë afër” me atë që Kosova do të dëshironte të shihte.

“Jo, asociacioni është pjesë e të gjithë paketës. Nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis. Të paktën ajo që kam lexuar është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte, prandaj do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë”, thotë von Cramon.

Për një propozim franko-gjerman për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është folur për herë të parë gjatë muajit shtator, pak pasi në Kryeministrin Albin Kurtin dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuciqin i vizituan disa këshilltarë të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Zëvendëskryeministri Bislimi para pak javësh ka treguar se Kurti ka një afat kur i duhet ta kthejë përgjigjen e tij për propozimin.

Kur Bislimi është pyetur nëse do të ishte e pranueshme një marrëveshja pa njohje reciproke, ka thënë: “Ata [këshilltarët francezë dhe gjermanë] kur kanë ardhur janë takuar tête-à-tête me z. Kurti dhe mendoj që Kurti do e dërgojë përgjigjen e tij, në momentin që i është kërku me dërgu përgjigjen”.

Kryeministri Kurti deri tash ka konsideruar se nuk ka diçka “të ngurtë”, për të cilin mund të flasë publikisht.