fbpx

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

HomeLajmeKosovë

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kanë nënshkruar sot në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Në një konferencë për media, Ministri Mehaj tha se takimi me homologun malazez, ishte mjaft i frytshëm.

Mehaj tha se kanë marrë mbështetje nga Mali i Zi për anëtarësim në organizata rajonale.

“Takimi ka qenë i frytshëm, e kemi konfirmuar bashkëpunimin ndërmjet Nënshkrimi i marrëveshjes, ngrit bashkëpunimin në fusha të ndryshme ushtarake. Ne zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtës, sigurisë dhe stabilitetit ndërmjet dyja vendeve. Bashkëpunimi do të shtrihet në shtrirjen e kapaciteteve reciproke dhe në raste emergjente do të ketë bashkëpunim reciprok”, tha Mehaj.

x