Connect with us

Kosovë

Kosova bëhet me zyrtare ndërlidhëse në State Departmentin Amerikan, cila është diplomatja e emëruar!?

Published

on

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ambasadori Hovenier, ka shkruar në Twitterse ‘Ky program do t’i fuqizojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin SHBA – Kosovë’.

“Diskutim produktiv me ministren e Jashtme, Gërvalla & frymëzues takimi me Merdiana Lecin, diplomatja e parë kosovare që shërben si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Uashington. Ky program do t’i fuqizojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ShBA – Kosovë për prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka thënë Hovenier.

 

Advertisement
Comments