Korri suksese me Shqipërinë, Gianni De Biasi shumë afër që të udheheq një tjetër përfaqësueseje

HomeSportSporti vendor

Korri suksese me Shqipërinë, Gianni De Biasi shumë afër që të udheheq një tjetër përfaqësueseje

Që pas drejtimit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi kishte mbetur pa skuadër. Trajneri që arriti suksesin e jashtëzakonshëm me kuqezinjtë mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së Azerbajxhanit.

Siç bëhet me dije nga mediet, ai ka pasur një bisedë me drejtuesit e Federatës së Futbollit azer, ndërsa nuk ka vendosur përfundimisht për karrierën e tij.

“Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me Gianni De Biasi, i cili do të emërohet kryesues i ekipit kombëtar nëse ai pranon kushtet e veçanta të vendosura në kontratë.

Bisedimet për përcaktimin e kushteve të marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë votash në Komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zëvendëstrajner.

Sa i takon kushteve të veçanta të kontratës, ato lidhen me rreziqet financiare që federata do të ketë në rast se shtyhen ndeshjet ndërkombëtare për shkak të pandemisë, ose nëse ka vështirësi që De Biasi të fluturojë drejt Azerbajxhanit”, është thënë në video konferencën e zhvilluar mes anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

COMMENTS