fbpx

Koronavirusi mund të shpërndahet përmes kondicionerit të ajrit

HomeLifestyleShendetësi

Koronavirusi mund të shpërndahet përmes kondicionerit të ajrit

Koronavirusi mund të përhapet përmes kondicionerit të ajrit në autobusë, shkencëtarët kanë paralajmëruar pasi dy duzina raste ishin të lidhura me një pasagjer të vetëm në Kinë.

Njëzet e katër pasagjerë në autobus në Provincën Zhejiang rezultuan pozitiv në testin për koronavirus, pas një udhëtimi një orë e gjysmë të gjatë, më 19 janar, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët besojnë se kondicioneri i ajrit mundësoi transmetimin e virusit duke përhapur spërklat virale në ambientin e mjetit të transportit.

Disa kondicionerë marrin ajrin nga jashtë dhe e dëbojnë brenda, ndërsa të tjerët, të quajtur njësi të ndara, riciklojnë të njëjtin ajër.

Ekspertët britanikë paralajmëruan muajin e kaluar se kondicionerë të tillë duhet të fiken ose të përdoren me dritaret e hapura për të parandaluar përhapjen e Covid-19./Lajmi.net

COMMENTS