Konjufca thotë se Kosova e ka të vështirë t’i thotë JO planit Franko-Gjerman!

1 minute, 8 seconds Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka folur rreth planit franko-gjerman.

Konjufca në Klan Kosova tha se esenca e këtij plani është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës.

“Tash kur po e sheh që Serbia po afrohet një zgjidhje me Kosovën, me ç’rast bashkësia ndërkombëtare, më të fuqishme evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë pozicionimin e qartë. Do t’ia propozojnë Serbisë një plan, i cili në thelb nëse do ta përkthesh se çka i bie ai plan, është të heq dorë ndaj pretendimet e saj ndaj Kosovës”, tha Konjufca.

I pari i Kuvendit thotë se Kosova nuk e ka luksin të refuzojë planin e tillë.

“Baza e tij është një bazë e shëndosh për ecje përpara për arsye se aty është neni 2 i kësaj marrëveshje që është thelbi i kësaj marrëveshjeje”.

“Që nga shtatori kur e kam parë mendoj se nuk e kemi luksin ta refuzojmë. Plani ndërtohet mbi tri principe: Është e drejta e barabartë mes shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe e drejta e palëve për vetëvendosje”.

Ai ka thënë se plani i tillë është një bazë e mirë për të zgjidhur deri në njohjen e plotë relacionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Publikime te ngjashme