fbpx

Konjufca sërish pajtohet me opozitën, ka një vërejtje për ministrat

HomeLajmeKosovë

Konjufca sërish pajtohet me opozitën, ka një vërejtje për ministrat

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, përsëri është pajtuar me deputetët e opozitës.
Kësaj radhe në lidhje me pjesëmarrjen e vogël të ministrave të Qeverisë Kurti II në seancat e Kuvendit.Këtë ankesë e pati shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Kërkohet që ministrat e linjës, kur kem pyetje parlamentare me qenë prezent”, tha deputeti Besnik Tahiri në ankesën e tij.

E me këtë u pajtua kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, partia që e udhëheq Qeverinë e Kosovës.

“I bashkohem vërejtjes suaj zoti Tahiri. Prania e ministrave duhet të jetë më e lartë në pyetjet, sepse nëse bëhet një statistikë këtu nga përvoja mund të konkludojë që pjesëmarrja nuk është gjithaq e kënaqshme. Duhet të jetë më e lartë”, tha Konjufca.