fbpx

Konjufca nga Tirana thotë se “Open Ballkan” ndan Kosovën e Shqipërinë, gijthashtu shprehet i pakënaqur me Specialen

HomeLajmeKosovë

Konjufca nga Tirana thotë se “Open Ballkan” ndan Kosovën e Shqipërinë, gijthashtu shprehet i pakënaqur me Specialen

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, do të jetë shtetari i parë që do të udhëtoje nga Prishtina në Hagë, për t’u takuar me ish- komandantët e UÇK-së.

Në një intervistë për RTSH-në, Konjufca është ndalur edhe te “Ballkani i Hapur”, por edhe te mbledhja e përbashkët e të dy qeverive që mbahet të hënën në Prishtinë.

Institucionet e Kosovës nuk janë të kenaqura me zvarritjet e procesit kundër ish- komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur në nje intervistë ekskluzive për Radiotelevizionin shqiptar, Glauk Konjufca, kryetari i Parlamentit të Kosovës, i cili në fundjavë do të udhëtojë dhe do të takohet me ish krerët e shtetit të Kosovës në Holandë, duke u bërë i pari zyrtar i lartë i shtetit që ndërmerr një hap të tillë.

“Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa apekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2 vjecare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, thekson Konjufca.

Konjufca ndodhej në Tiranë, në një takim me dyer të mbyllura për publikun, me avokatët e të akuzuarve nga Gjykata Ndërkombëtare, por nuk harron të theksoje se mes Tiranës dhe Prishtinës, ka një barrë rëndese për shkak të “Open Balkan”.

“Ballkani i Hapur” po na ndan. Ky nuk është një lajm i mirë. Pa një rrugë të qartë të Kosovës e njohur nga Serbia, hyrja e Kosvës, në shumë aspekte do frenonte njohjen. Pa njohjen e dokumentacionit nga ana e Serbisë, kjo nuk e ndihmon procesit të njohjes“, deklaroi Konjufca.

Gjithësesi, kryeparlamentari i Kosovës, thotë se përtej problematikave të ndryshme, jemi një komb dhe kemi një rrugë të përbashkët, me qëllime të njëjta. Këtë e vërteton edhe mbledhja e së hënës mes dy qeverive në Prishtinë.

“Marrdhëniet vazhdojnë. Kjo nuk është pengesë e madhe që të reflektohet në marrëdhie të këqia mes Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi një komb. Jetojmë me vetëdije kombëtare. Të punojmë sa më ngushtë për intersat e përbashkëta. Presë të firmosen edhe marrëveshje të reja në këtë mbledhje, në interest ë dy vendeve”, përfundon Konjufca.

COMMENTS

x