Konjufca ndjehet mirë për vendimin e qeverisë për pezullimin e taksës prej 5 euro!

HomeLajmeKosovë

Konjufca ndjehet mirë për vendimin e qeverisë për pezullimin e taksës prej 5 euro!

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se tanimë është pezulluar marrëveshja për tiketën ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

E ky vendim siç duket i ka pëlqyer edhe kryekuvendiarit, Glauk Konjfuca.

Pas përfundimit të fjalës së ministrit Aliu, Gluak Konjuca tha se “shumë bukur kjo”.

Kjo edhe nxiti të qeshura në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë e gjeni njoftimin e Hysen Durmishit për pezullimin e kësaj marrëveshje.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:

raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.

Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

COMMENTS