fbpx
HomeLajmeKosovë

Konjufca: Kurtin nuk e rrëzoi Grenelli, por interesat e katër personave

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ak komentuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Konjufca në “Debat Plus” ka thënë se qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka rrëzuar Grenelli e Amerika por grupimi i interesave të disa individëve.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u fuqizuan aq shumë institucionalisht sa që sipas tij kjo pengoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.

“Kurtin e rrëzoi interesi i përbashkët i këtyre katër personave që nuk është vetëm politikë. Aty ka biznese, terminale, tendera e qindra miliona që i kanë të përbashkët këta katër persona”, tha ai.

Konjufca thotë se Vetëvendosje bëri koalicion me Vjosa Osmanin e jo me LDK-në e Isa Mustafës.

“Kur qytetari ja jep votën LVV-së, vota e tyre mbetet e VV-së. Kur qytetari e jep votën për LDK-në kjo e fundit bënë 100 fizkultura”.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj do të bëhen gjithmonë bashkë.

“Nëse VV i fiton zgjedhjet këta do të jenë gjithmonë bashkë pasi të përbashkëta i kanë interesat”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

COMMENTS

x