fbpx

Konjufca këmbëngul se Veriu kontrollohet nga policia e Kosovës, e jo nga serbet dhe Serbia!

HomeLajmeKosovë

Konjufca këmbëngul se Veriu kontrollohet nga policia e Kosovës, e jo nga serbet dhe Serbia!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se pjesa veriore e Kosovës nuk kontrollohet nga Serbia, por nga Policia e Kosovës.

“Serbia përmes argumentimit thotë se e kontrollon një pjesë të territorit të Kosovës, ashtu po do të thotë, ashtu po do ta argumentojë, tash e jona është t’ia argumentojmë të kundërtën që nuk e kontrollon, atje është Policia e Kosovës, patrullon policia kufitare, ka bazat e policisë së Kosovës, është në veri, doganat janë të Kosovës, kufijtë i ke në kontroll. Me këto veprime ne tregojmë dhe do t’ia argumentojmë që kjo strategji e Serbisë do të dështojë dhe është e pamundshme”, ka thënë Konjufca në Klan Kosova

Sipas tij, tash ka nisur beteja rreth kësaj çështjeje.

“Serbia i ka qëllimet e kundërta me Kosovën, “do të tregojë që e kontrollon atë territor dhe tash ka nisur beteja rreth kësaj çështjeje dhe veprimet janë të organizuara brenda një skeme të madhe, e cila fillon prej manifestimit të grumbullimit përmes protestës, dorëheqjeve të orkestruara në çdo nivel, prej deputetëve, kryetarëve të komunave, deri te RTK-ja e mediet, e krejt dhe në anën tjetër, përmes një koordinimi shumë të ngushtë me Vuçiqin siç ishte sot dekorimi ta zëmë i policëve për akte të guximshme, dekorohen atje në Serbi e kështu me radhë”, ka shtuar ai.