fbpx

Konjufca bëhet i ‘gjallë’ pas shumë kohësh, i rreshtohet agjendës së Kurtit

HomeLajmeKosovë

Konjufca bëhet i ‘gjallë’ pas shumë kohësh, i rreshtohet agjendës së Kurtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka publikuar fotografi pas pranimit të dosjes me dokumentet për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas shumë kohësh është bërë i “gjallë”.

Konjufca nuk e ka thënë asnjë fjalë deri më tani për rastin e 11-vjeçares. Por, sot (e diel), ka dalë në zyre për ta pritur kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Albulena Haxhiu, të cilët ia dorëzuan dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë i Konjufcës, pa ndërhyrje:

Sot e pata kënaqësinë t’i takoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën.

Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin.

Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

x