fbpx

Konfiskohen mbi 64 mijë litra Coca-Cola të falsifikuara

HomeLajmeKosovë

Konfiskohen mbi 64 mijë litra Coca-Cola të falsifikuara

Dogana ka konfiskuar 64.350 litra Coca-Cola të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas njoftimit për media, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca-Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. I njëjti mall dyshohet të jetë me origjinë nga Iraku.

Bëhet e ditur se sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dalë në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit.

Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI), në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon pozitivisht edhe ne mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë publike.