fbpx

Konfirmohet se Bislimi do të vizitoj zyrtarisht Beogradin, temë kryesore e bisedave do jetë dialogu

HomeLajmeKosovë

Konfirmohet se Bislimi do të vizitoj zyrtarisht Beogradin, temë kryesore e bisedave do jetë dialogu

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të jetë për vizitë në Beograd të Serbisë..

Bislimi do të merr pjesë nesër në konferencën e Forumit për Marrdhënie Etnike në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, temë të do te jetë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajoni”.

“Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15″, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Bislimi bënë vizitë zyrtare në Serbi në më pak se dy muaj.

Të parën vizitë, i dyti i qeverisë e bëri në Luginë të Preshevës ku takoi politikanët shqiptarë atje.