Konfirmohet gjyqtari i parë federal mysliman në historinë e SHBA-së

HomeBota

Konfirmohet gjyqtari i parë federal mysliman në historinë e SHBA-së

Senati ka votuar për konfirmimin e Zahid Quraishit si gjykatës në Gjykatën e Qarkut të New Jerseyt, duke e bërë atë gjykatësin e parë federal mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Z. Quraishi do të jetë amerikani mysliman i parë në historinë e SHBA-së që do të shërbejë si gjyqtar federal. Besimi i tretë më i përhapur në SHBA dhe ai do të bëhet i pari që shërben si një gjyqtar sipas Nenit 3”, ka deklaruar kryetari i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Quraishi është me origjinë pakistaneze dhe ka qenë myslimani i parë që shërbeu si ndihmës gjykatës në New Jersey nga 2008 deri më 2013, thuhet në komunikatën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN.

Ka lindur në New York dhe është rritur në New Jersey. Quraishi u diplomua në kolegjin John Jay për të drejtën penale në vitin 1997 dhe mori doktoratën nga Fakulteti Juridik “Rutgers” në vitin 2000.

COMMENTS