fbpx

“Komunat po i shpallin luftë shtetit”, Ibrahimi i reagon ashpër Kurtit: Kërko falje

HomeLajmeKosovë

“Komunat po i shpallin luftë shtetit”, Ibrahimi i reagon ashpër Kurtit: Kërko falje

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti i cili tha se komunat duke mos i dorëzuar listat e pagave po i shpallin luftë shtetit.

Një një prononcim për Demokracia.com Ibrahimi ka thënë se deklaratat të tilla janë duke e acaruar situatën.

“Ne mendojmë që deklaratat e tilla, janë duke acaruar situatën dhe kjo ka qenë një ndër brengat e Kryetarëve të Komunave në takimin e Këshillit të Kryetarëve.”, tha Ibrahimi.

Ai ka thënë se kryetarët e komunave kanë dhënë kontribut të madh për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Duhet ta ketë të  qartë kryeministri dhe besojë që e dinë që nga kryetari i Vitisë, Hani i Elezit, Kaçanikut, Ferizajit, Lipjanit, Obiliqiit, Drenasit, Skenderajit, Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës, Deçanit, Gjakovës, Rahovecit, dhe Suharekës, dhe të gjithë këta kryetarët kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejt për ta pasur këtë shtet”, shtoi ai.

Sipas tij kryetarë të komunave kanë sakrifikuar shumë për shetetin duke mos kursyer asgjë.

“Kemi kryetarë që  kanë sakrifikuar edhe familjarët, kanë sakrifikuar edhe vetën. Kemi kryetarë të cilët kanë rrënuar kufirin shqiptaro-shqiptarë dhe të gjithë Kryetarët e Komunave kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që të kemi këtë shtet dhe asnjë kryetarë nuk e lufton shtetin e vet”, u shpreh ai.

Ibrahimi tha për Demokracia.com se Kurti duhet të kërkojë falje për këtë deklaratë.

“Kërkojmë nga kryeministri Kurti që përmes mediave të kërkoj falje Kryetarëve të Komunave për deklaratën e fundit, që Kryetarët e Komunave janë duke e luftuar shtetin. Si mund të luftojnë kryetarët të cilët kanë sakrifikuar vetën dhe familjarët e tyre duke filluar nga Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në këtë rast si dhe Kryetari i Obiliqit i Lipjanit si dhe të gjithë kryetarët e komunave a ka ndonjë logjikë që kryeministri ta thotë një deklaratë të tillë.”, tha ai.

x