fbpx

Komuna e Prizrenit jep sqarime për fotografinë e njëjtë me atë të Turqisë (Foto)

HomeLajmeKosovë

Komuna e Prizrenit jep sqarime për fotografinë e njëjtë me atë të Turqisë (Foto)

Për 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Komuna e Prizrenit e ka publikuar një fotografi në të cilën tregon se kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, në nder të kësaj dite, bën pritjen e Veteranëve të UÇK-së, për të cilën u tha se është e kopjuar nga Turqia.

E në lidhje me këtë, Jona Hoxhaj, zëdhënëse e kabinetit të kryetarit të Prizrenit për Klankosova.tv tha se dizajni është me të drejta të plota ligjore për përdorim në gjithë botën.

“Janë resurse të licensuara ku ky dizajn është nga burime pa pagesë dhe as atributet e as dizajni nuk është i kopjuar prej nga është aluduar. Dizajni është me të drejta të plota ligjore për përdorim në gjithë botën”, tha ajo për Klankosova.tv.

Fotografi e dërguar nga Jona Hoxhaj:

COMMENTS

x