fbpx

Komuna e Prishtinës sqaron akuzat e VV-së për shpenzimet e darkave të Përparim Ramës

HomeLajmeKosovë

Komuna e Prishtinës sqaron akuzat e VV-së për shpenzimet e darkave të Përparim Ramës

Komuna e Prishtinës përmes një reagimi në Facebook i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje dega në Prishtinë lidhur me akuzat për shpenzim të buxhetit për darkë nga kryetari Përparim Rama.

Komuna e Prishtinës thotë se shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave protokollare të kryeqytetit raporton Express.

“Njoftim për opinionin publik.  Pas shkrimeve të disa mediave, ju sqarojmë se të gjitha shpenzimet për dreka dhe darka janë konform nevojave protokollare të Kryeqytetit. Me këtë rast ju njoftojmë se përmbledhja e faturave të shpenzimeve në vlerë të 3,393 euro e 25 cent në restaurant “Soma” është shpenzim brenda periudhës njëmujore për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve nga jashtë, si dhe shpenzime të dedikuara për dreka pune. Fatura tjetër në vlerë prej 2,100 eurove në restaurant “Tifanny”, është shpenzim për pritjen e organizuar për mysafirët e ardhur për Manifesta”, thuhet në reagim.

Tutje komuna e Prishtinës thotë se qeverisja e kryeqytetit shpenzimet i ekzekuton me kujdes.

“Ju sigurojmë se qeverisja aktuale e Kryeqytetit të gjitha shpenzimet i ekzekuton me kujdes, në përputhje me rregullore dhe procedura, duke siguruar përfaqësim dhe mikpritje të denjë për mysafirët e Kryeqytetit”, thuhet tutje.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Prishtinë, Egzon Azemi, ka bërë akuza në drejtim të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Ramës dhe drejtoreshës së arsimit, Besiana Musmurati.

Sipas tij, drejtoresha e arsimit “është duke ushtruar presion te drejtorët e shkollave që greva të vazhdojë”

Ndërsa, për Përparim Ramën thotë se “ka shpenzuar 3 mijë euro për një darkë”.

“Këta pra nuk bashkëndjejnë kërkesat sindikale. Por duan rrezimin e qeverisë, që nënkupton ma shumë PARE, për këtë kastë të stërvjetruar politike, edhe pse me emra të rinjë”, ka shkruar Azemi në Facebook, te enjten.

x