Connect with us

Kosovë

Komuna e Prishtinës e mbyll parkun e Gërmisë, sepse ende nuk është lokalizuar ariu

Published

on

Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial, pas raportimit se është vërejtur një ari në park.
Sipas komunës, ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.”Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun, pzrandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër”.

“Apelojmë qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë”, thuhet në njofim.

Advertisement
Comments