Komandanti ukrainas publikon pamje të njësive të helikopterëve në aksione luftarake kundër rusëve

1 minute, 20 seconds Read

Oleksandr Syrskyi, komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka publikuar një video të njësive të aeroplanëve ukrainas në aksione luftarake në lindje.

“Në ditët e para të pushtimit në shkallë të gjerë, armiku priste të shkatërronte Forcat tona Ajrore. Megjithatë, edhe një vit më vonë, helikopterët ukrainas vazhdojnë të godasin pushtuesit kudo që nevojitet”, ka shkruar ai.

Syrskyi ka thënë se videoja tregon aktivitetin luftarak të njësive të Brigadave të Aviacionit të Ushtrisë 16 dhe 18 kundër trupave ruse në frontin lindor.

Pamjet vijnë në kohën kur shumë rusë kanë filluar të shprehin “shqetësimin” e tyre rreth mos përparimit të forcave ruse.

Dhe njëri prej tyre është ish-komandanti rus Igor Girkin, një nacionalist rus që u bë i njohur gjatë aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

“Nuk ka pasur asnjë përparim në ditët e fundit. Forcat e Armatosura të Ukrainës gjithashtu pësojnë humbje të mëdha, por … kjo betejë është e dobishme për ta. Sepse u lejon trupave të tyre të luftojnë, duke u mbështetur në strukturat mbrojtëse që janë ndërtuar për gati 9 vjet”, ka shkruar Girkin.

Ndërkohë Rusia ka nisur një fushatë të re duke kërkuar vullnetarë për të plotësuar trupat e vendit për luftën në Ukrainë.

Ajo ka premtuar shpërblime në para dhe përfitime të tjera dhe zyrat e regjistrimit po punojnë me universitetet dhe agjencitë e shërbimeve sociale për të joshur studentët dhe të papunët./Telegrafi

Publikime te ngjashme