Connect with us

Bota

Komandanti rus rreh brutalisht me shkop ushtarët e tij (Video)

Publikuar

me

Në shumë raste ushtarët e Vladimir Putinit janë gjetur të dehur, duke sulmuar qytetarët, kryer vjedhje e madje edhe kanë shtënë ndaj eprorëve të tyre. Shumica prej tyre thonë se në njësitë e tyre mbretëron një atmosferë kaosi, ku nuk dihet se kush komandon dhe kush zbaton urdhrat.

Në shumë përgjime dëgjohen ushtarët, duke thënë se eprorët i kanë qëlluar dhe i kanë braktisur në fushëbetejë.

Madje ata që kanë arritur të arratisen, kanë thënë se përdoren si “mish për top” dhe se eprorëve nuk u intereson për ta, duke i sakrifikuar për interesa personale assesi interesa të vendit.

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq një epror të ushtrisë ruse i cili godet me shkop ushtarët që kanë braktisur pikat e tyre të vrojtimit. Në këtë mënyrë “ai u jepte leksione edukimi”, duke i goditur në pothuajse çdo pjesë të trupit me shkop.

Gjithashtu dëgjohej duke thënë se kushdo që do të lëvizë që do të qëllohet menjëherë./abcnews.al

Reklama