Bota
Komandanti rus që kishte hyrë tinëzisht në Aeroportin e Prishtinës do të drejtoj forcat në Kazakistan
Komandanti i Forcave Ajrore ruse, Andrey Serdyukov pritet të drejtoj misionin ushtarak të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Kazakistan.
Siç bëhët e ditur, Serdyukov kishte qenë pjesëmarrës në luftën e parë dhe të dytë në Çeçeni, drejtues i Komandës Ajrore ruse që kishte hyrë tinëzisht në Aeroportin e Prishtinës në qershor të 1999-së dhe udhëheqës i operacionit ushtarak rus në Siri.
Nga 10 prilli deri në shtator të 2019-së, ai komandonte Forcat e Armatosura të Federatës së Rusisë në Siri.

