fbpx

Kolegu i aktorit të vetvrarë në SHBA thotë se Flori ‘E përjetoi shumë keq humbjen e babait’

HomeLajmeShqiperi

Kolegu i aktorit të vetvrarë në SHBA thotë se Flori ‘E përjetoi shumë keq humbjen e babait’

Aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i i gjashtë i pallatit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Andi Llubati, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Llubati u shpreh se Belliu e ka përjetuar shumë keq vdekjene të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij.

“Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij.

Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet”, theksoi Llabati.

Sipas tij, familjarët i kishin thënë se vdekja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të rënda të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.

Dyshohet se Florindi fillimisht ka shtyrë nga ballkoni bashkëshorten Ornela dhe më pas është hedhur edhe vetë nga kati i 6-të i pallatit.

Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç dhe ishin vendosur në lagjen “The Bronx” të Nju Jorkut vetëm 3 muaj më parë.

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme, ku nuk përjashtohet ajo e vrasjes së dyfishtë.