fbpx

KMSH shton vakëfet, inaguron Hotelin buzë detit të Vlorës, me standarde europiane dhe shërbim hallall

HomeFetare

KMSH shton vakëfet, inaguron Hotelin buzë detit të Vlorës, me standarde europiane dhe shërbim hallall

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtuar edhe një vakëf të ri në fondin e pronave të saj.

Kësaj rradhe nuk është xhami, është një Hotel buzë plazhit të bukur të Vlorës, me një pamje mahnitëse, e cila do të ju mundësojë pushuesve muslimanë nga trojet shqiptare që të kenë një vend me pamje të bukur dhe me shërbim hallall!

Ky është postimi i plotë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me rastin e inagurimit të hotelit:

“Një tjetër vakëf i ri i shtohet fondit të pronave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ky vakëf është një hotel në bregdetin e Vlorës, ‘Hotel Blue Orchidea’, i cili u inaugurua ditën e djeshme në prani të kreut të KMSH-së, H. Bujar Spahiu dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë.

Përmirësimi i pagave, menaxhimi dhe investimi në pronat vakëf ka qenë një prej prioriteteve të kryetarit Spahiu, krahas përkushtimit në aktivitetin fetar të institucionit.

Tjetërsimi dhe përvetësimi i pronave të Komunitetit Mysliman si dhe gjithë institucioneve të tjera fetare, është një plagë e trashëguar nga regjimi komunist, por që vazhdoi edhe gjatë këtyre viteve të demokracisë. Gjë e cila ka sjellë shumë vështirësi për komunitetet fetare.

Por, falë përpjekjeve të drejtuesve të KMSH-së dhe mbështetjes së pa kursyer nga besimtarë dhe donatorë të ndryshëm vitet e fundit, me ndihmën e Zotit, gjërat po zhvillohen pozitivisht.

Kryetari Spahiu u lut që ky investim t’i shërbejë rikthimit të traditës së hershme të vakëfeve në vendin tonë, funksioni parësor i të cilave është kontributi për të rritur cilësinë e shërbimit fetar në vend.

I gjithë procesi për vënien në efiçensë të këtij vakëfi është ndjekur nga Drejtoria e Pronave.

Hotel Blue Orchidea është një hotel me standarde hallall dhe shërbim bashkëkohor.”

Linku i postimit nga KMSH《

COMMENTS

x