Kjo është vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik për vitin 2023!

0 minutes, 40 seconds Read

Edhe pse ligji për pagat tashmë është publikuar në gazetën zyrtare dhe nga data 5 shkurt 2023 do të hyj në fuqi, qeveria e Kosovës, përkunder premtimit se ne fillim të muajit janar do te nxjerr vendim për përcaktimin e kooeficiontit, këtë akoma zyrtarisht nuk e ka bërë.

Por burime të lajmishqip brenda qeverisë së Kosovës thonë se qeveria deri sot ka pritur nga agjencitë e ndryshme shtetrore që të dorëzojnë listen me specifikat përkatëse per pozitat e caktuara brenda këtyre institucioneve se me çfarë koeficentesh do të mbulohen.

Këto burime jo-zyrtare thonë se vlera e një koeficienti për vitin 2023 tashmë është përcaktuar të jetë 121 euro. Pritet që qeveria këtë koeficient me vendim ta zyrtarizoj gjatë javes së ardhshme./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme