fbpx

Kjo është deklarata e kryetarit të Mitrovicës së Veriut Radojeviq, pas dorëheqjes

HomeLajmeKosovë

Kjo është deklarata e kryetarit të Mitrovicës së Veriut Radojeviq, pas dorëheqjes

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka dhënë edhe zyrtarisht dorëheqje nga pozita që e mbante.

Në një deklaratë pas dorëheqjes, Radojeviq ka deklaruar se ky veprim i tij është obligim moral.

“Shkelja e vazhdueshme e të drejtave të njeriut dhe shtypja e serbëve, si dhe presioni i vazhdueshëm ndaj popullatës serbe, ka bërë që komuniteti serb në këto zona të përballet me emigrim të detyruar. Kjo dorëheqje është rezultat i detyrimit tim moral ndaj bashkëqytetarëve të mi që zgjodhën t’i përfaqësoj ata, unë zgjedh të jem me popullin tim dhe të luftoj me mjete demokratike për pozitën e bashkëqytetarëve të mi në këtë shoqëri jodemokratike”, tha ai.

“Gjithashtu, përveç cenimit të njeriut të drejtat e serbëve, ka pasur edhe shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Brukselit, e cila ka sjellë përkeqësimin e situatës politiko-siguruese në territorin e komunës që unë drejtova”, tha Radojeviq.