fbpx
HomeLajmeShqiperi

Kirurgu shqiptar me Covid, mesazhi: Shumë falje atyre që i kam krijuar stres

Një tjetër mjek shqiptar është infektuar nga koronavirusi. Kirurgu i spitalit të Fierit Gjergj Kaçi e ka bërë me dije lajmin në rrjetin social.Mjeku tregon se ka shenja klinike prej 6-7 ditësh, por momentalisht është në gjendje të stabilizuar.

Mjeku gjithashtu i kërkon falje atyre të cilëve mund t’i ketë krijuar stres nga kontakti me të.

Teksa falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira, mjeku Kaci iu kërkon ndjesë me përulje të gjithë atyre, që sipas tij, mund t’iu ketë krijuar stres nga kontakti me të ditët e para.

Mesazhi i mjekut:

Te dashur miq! Sapo u njoftova nga institucionet shendetesore te shendetit publik te Fierit, se rezultoj pozitiv ne testin e Coronavirusit SARS/Cov-19. Shenjat klinike i kam prej gjashte-shtate ditesh. Ekzaminimin e tamponit e kam kryer para tre ditesh. Gjendjen shendetesore, momentalisht e kam te stabilizuar, me veshtiresi te lehte deri lehtesisht te moderuar, vecanerisht ne oret e darkes.

Dua te falenderoj jashte mase nga zemra, ata kolege e dashamires, qe me kane qendruar afer, qe ne fillimet e kesaj historie, e cila besohet te kete filluar gjate periudhes se pushimeve te mia. Kerkoj ndjese me perulje ndaj te gjitheve, te cilet me pa dashje, mund t’i kem krijuar stres nga kontakti me te ditet e para! Shume…shume FALJE!!!…

Do te doja te falenderoja pa mase, te gjithe qe me keshillat e fjalet e mira, me kane mbeshtetur dhe kurajuar.  Nje falenderim te vecante per nje koleg, te cilin do ta permend nje moment tjeter me emer, per keshillat e vazhdueshme mjekesore dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me ka ofruar! Zoti qofte me te gjithe, te na i beje te lehte ne te semureve dhe te ruaje cilindo prane nesh e ne gjithe boten!

COMMENTS

x