Kimete Berisha pyet Kurtin: A s’bën të jesh proserb në mënyrë më të fshehtë?

0 minutes, 47 seconds Read

Opinionistja, Kimete Berisha, përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar rreth video – mesazhit të Albin Kurtit, kushtuar përvjetorit të vdekjes së politikanit serb Olivier Ivanoviq.

Berisha ka kujtuar kohën edhe kur Qeveria Haradinaj ka mbajtur 1 minute heshtje për Olivier Ivanoviqin, rast për të cilin thotë se iu është dukur “sikur e kam pirë krejt kupën me helm”

Megjithatë, Bisha shkruan se mund të kuptohet ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që sipas saj mund ta ketë berë të duket “politikan më i butë” edhe pse sipas saj ka zgjedhur një metodë kriminale.

Por, Berisha pyet retorikisht se si mund të kuptohet Albin Kurti.

“Por si ta kuptojmë Albin Kurtin që në emër të shqiptarëve e nderoi dhe ia dha epitetin e ‘njeriur të mirë’ dhe të ‘sinqertë’ një serbi të dënuar për krime lufte dhe vrasje të civilëve shqiptarë!” – shkruan Berisha.

Statusi i plotë:

Publikime te ngjashme