fbpx
HomeMagazina

Kim Kardashian tërheq vëmendje gjatë një shëtitje në Beverly Hills

Kim Kardashian ka qenë ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë kohëve të fundit.

Kjo, jo si pasojë e pozave të saj provokuese, por për shkak të polemikave që ka me bashkëshortin e saj, Kanye West, shkruan Daily Mail.

Përkundër problemeve që po mundohet t’i zgjidh, Kim gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka marrë vëmendje me një paraqitje atraktive.

E veshur me një bluzë dhe pantallona të bardha, ajo në rend të parë ka theksuar barkun e saj të sheshtë, teksa mbante edhe një maskë mbrojtëse.

Kim përndryshe ka qenë duke u fokusuar në kujdesin e fytyrës dhe vetes, pasi Kanye u rikthye sërish në Los Angeles.

Çifti kohëve të fundit kanë qenë duke shijuar pushimet në vende të ndryshme, me qëllim që të shpëtonin martesën. /Telegrafi/

COMMENTS

x