Artistja e njohur Orhidea Latifi – Kida, prej disa ditësh ka nisur xhirimet e videoklipit të ri.
Ndonëse ka qëndruar në Shqipëri për realizimin e klipit, këngëtarja shqiptare nuk ka hezituar që në rrjete sociale të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.
Deri në lansimin e këngës së re “Edhe sa”, 23 vjeçarja publikoi disa imazhe të tjera atraktive në Instagram.
Kida (Foto: Instagram)
Ajo shfaqet me stilin e ri të flokëve prej biondeje dhe me veshjen tërheqëse me ngjyrë të gjelbër.
“Çfarë t’i themi negativitetit? JO SOT”, ka shkruar ajo ku në njërën prej imazheve shfaqet me gishtat lart.
Sa i përket transformimit të ri, Kida u komplimentua tejet shumë nga fansat duke e përgëzuar për ndryshimin e guximshëm.
https://www.instagram.com/p/CEOr_Hwh1Jd/?utm_source=ig_web_copy_link
Këngëtarja ndërkohë akoma nuk ka zbuluar ndonjë datë të saktë të lansimit të këngës së re, përkundër se fansat mezi po e presin. /Telegrafi/
COMMENTS