fbpx

KGJK-ja miraton listën me shërbime esenciale: Do të zbatohet derisa Qeveria nuk e shfuqizon vendimin

HomeLajmeKosovë

KGJK-ja miraton listën me shërbime esenciale: Do të zbatohet derisa Qeveria nuk e shfuqizon vendimin

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar listën esenciale të shërbimeve derisa Qeveria ta shfuqizojë vendimin që ua përgjysmon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kryesuesi, Albert Zogaj, tha se lista me shërbimet esenciale do të nis nga sot deri më datën 8 dhjetor 2022.

“Do të nis nga sot deri më 8 dhjetor 2022, kur pritet të mbahet mbledhja e radhës nëse nuk ka shfuqizim të vendimit”, tha ai, transmeton Express.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, gjatë një konference për media mbrëmë ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë dhe të reduktohet puna e gjykatave.

Ky veprim i KGJK-së vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi të njëjtve iu ishin rritur në vitin 2017 nga Qeveria Haradinaj.