Connect with us

Kosovë

KFOR’i refuzon kërkesën e institucioneve të Kosovës, s’e transferon Pantiqin në jug

Publikuar

me

Vendi ku ai punonte, tash është kthyer në vend ku po kalon ditët e paraburgimit.

Ish polici i Kosovës, Dejan Pantiq, po mbahet që 13 ditë brenda stacionit policorë këtu në pikën kufitare në Jarinje.

Policët e njësive elite të Kosovës, po kujdesen që gjithçka të shkojë sic duhet deri ne momentin kur Pantiq të transferohet në një qendër paraburgimi je jug.

Por për shkak të bllokadave, polici që akuzohet për këtë sulm kundër zyrtarëve të KQZ-së dhe policëve të Kosovës, nuk po mund të bartet në ndonjë qendër tjetër.

Për këtë arsye është kërkuar ndihma e KFOR-it.

Në një përgjigje për T7 KFOR-i, konfirmuan se kanë refuzuar kërkesën e institucioneve të Kosovës për transferimin e Pantiqit.

Përgjigje të njëjtë për institucionet e Kosovës, ka pasur edhe EULEX-i.

Ndërkohë situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetarë të nacionalit serbë.

Po ashtu paraditen e së enjtes edhe një 46-vjeçari me inicialet F.I., derisa po udhëtonte për të shpërndarë mallin në komunat e pjesës veriore të Kosovës, me furgon, është sulmuar nga katër persona të maskuar në Leposaviq, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar që të kthehet mbrapa.

Të dyshuarit i kanë dëmtuar edhe automjetin e punës, duke i shkaktuar kështu dëme materiale.

Gjatë ditës është raportuar se ka filluar edhe rregullimi i disa rrugëve dytësore në veri, por jo edhe të hapën ato kryesore.

Reklama