fbpx

KFOR-i, me apel për palët: “Kërkoni kompromise, dallimet të diskutohen në dialog..”

HomeLajmeKosovë

KFOR-i, me apel për palët: “Kërkoni kompromise, dallimet të diskutohen në dialog..”

Pas situatës së fundit në vend, KFOR-i ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar situatën dhe janë në bashkëpunim të ngushtë me liderët në Kosovë e Serbi, por edhe me ata ndërkombëtarë.

Sipas një reagimi, KFOR-i i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të kërkojnë kompromise dhe mendimet të shprehen paqësisht.

“I Bëjmë thirrje të gjithëve që të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv. Sillni përparim në shoqëri”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Kujtojmë se më herët, në lidhje me situatën në vend ka reaguar edhe zëvendës Sekretari Gjeneral i NATO-s, Mircea Geoana, i cili gjatë një bisede me të dërguarin special për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, i bëri thirrje të dy vendeve që të parandalojnë çdo përshkallëzim të mundshëm.