fbpx

Këto janë tri shtetet me më së paku korrupsion

HomeBota

Këto janë tri shtetet me më së paku korrupsion

Revista amerikane U.S. News & World Report e ka bërë një anketë në nivel global, duke i renditur 85 vendet me më së paku korrupsion në botë.

Sipas këtij sondazhi, vendin e parë si shteti më i pakorruptuar e mban Suedia. Vendin e dytë e mban Australia dhe vendin e tretë Kanadaja.

Nga vendet e rajonit më së miri renditet Greqia në vendin e 24-të, pas saj Kroacia në vendin e 25; ndërsa Serbia zë vendin e 47-të.

E fundit në këtë listë qëndron Rusia, e cila e zë vendin e 85-të.

Ndërsa Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk janë fare në këtë listë.