Këto janë punët e Qeverisë Kurti në fushën e Integrimit Evropian…

HomeLajmeKosovë

Këto janë punët e Qeverisë Kurti në fushën e Integrimit Evropian…

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi me anë të një postimi ka treguar punët që i ka bërë Qeveria në fushën e Integrimit Evropian.

Bislimi në postimin e tij ka listuar të gjitha punët që Qeveria Kurti II i ka bërë në lidhje me Itegrimin Evropian, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Besnik Bislimit:

Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, po punojmë me ritëm të përshpejtuar edhe në fushën e Integrimit Evropian, dhe atë në harmoni të plotë edhe me proceset tjera.

Më lejoni që më poshtë të listoj disa nga punët e deritanishme që kemi bërë në këtë drejtim:

– Janë konsoliduar strukturat koordinuese vendore në të gjitha nivelet përmes vendimit për Themelimin e Strukturave Koordinuese Ndërinstitucionale për Procesin e Integrimit Evropian, në funksionim të koordinimit ndërmjet institucioneve brenda vendit për zbatimin e reformave për integrim në BE, gjatë periudhës raportuese.

– Janë mbajtur takime të rregullta javore me ekipin e përfaqësuesit të BE në Kosovë, me qëllim të koordinimit të vazhdueshëm të punës.

– Është bërë rishikimi i Prioriteteve të fazës së dytë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II).

– Është votuar Rishikimi i Planit të Veprimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA 2021-2025).

– Miratimi në parim i Planit të Veprimit ERA II në Këshillin Ministror për Integrim Evropian me 21 maj 2021.

– Miratimi i PKZMSA 2021-2025 në Mbledhjen e Qeverisë me 14 korrik 2021.

– Mbajtja e konsultimeve me organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Organeve të Stabilizim Asociimit.

– Ratifikimi në Kuvend i Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që siguron 90.2 milionë euro investime në formë të grantit nga BE-ja, 13.6 milionë euro nga partnerët e tjerë, të kombinuara me hua nga bankat zhvillimore dhe bashkëfinancime nga ana e Kosovës.

– Miratimi i grantit investues nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor (WBIF) për autostradën Besi-Merdarë, në vlerë prej 38 milionë euro, dhe është ratifikuar marrëveshja financiare për bashkëpunim ndërkufitar për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila siguron qasjen e zonave kufitare në fonde me vlerë prej mbi 1 milionë euro.

– Rinegociimi i treguesit të përkrahjes buxhetore sektoriale për reformën e administratës publike për vitin 2021, përmbushja e të cilëve do të sigurojë përfitimin e fondeve IPA në shumë prej 5.5 milionë eurosh dhe është kryer kërkesa për realizimin e disbursimit të përkrahjes buxhetore në kuadër të IPA 2019, pjesa 2, në shumë prej 4.5 milionë euro.

– Vazhdimi i zbatimit të reformave që kërkohen në MSA, si pjesë e së cilës kemi realizuar disa procese të cilat nuk janë përmbushur për vite me rradhë, si psh. transferi i inspektorëve komunalë në nivel qëndror (akt i cili mundëson që Zyra e BE-së të vazhdojë përkrahjen për AUV përmes projektit të krijimit të zyrave rajonale), inicimi i hapjes së terminaleve shtetërore doganore, heqja e barrierave tregtare përmes heqjes së homologimit.

– Vazhdimi i zbatimit të reformave që kërkohen në MSA dhe vazhdimi i dialogut të BE-së përmes strukturave të përbashkëta institucionale të MSA-së.Ndërsa në kuadër të koordinimit, planifikimit dhe monitorimit të asistences nga donatorët kemi:- Filluar zbatimin e projektit të financuar nga BE për ndërrimin e filtrave të Termocentralit Kosova B, i cili financohet në shumën prej 40 milionë euro nga IPA 2018 dhe 38 milionë euro nga IPA 2019.

– Përfunduar negocimin me BE-në për caqet që duhet të arrihen gjatë vitit 2021 në kuadër të reformës së administratës publike për të mundësuar disbursimin e drejtpërdrejtë në buxhet të 5.5 milionë eurove si pjesë e programit IPA 2016.

– Ka filluar procesin për të fituar qasje në disa prej Programeve të BE-së, sikurse Horizon 2020, Erasmus+, Evropa kreative dhe pritet të vazhdojë puna për përfshirje në programet e tjera për të cilat ka interesim nga ana jonë.

COMMENTS