fbpx

Këto janë moshat më të prekura me koronavirus në Prishtinë, në mesin e tyre edhe fëmijë 4-vjeçar

HomeLajmeKosovë

Këto janë moshat më të prekura me koronavirus në Prishtinë, në mesin e tyre edhe fëmijë 4-vjeçar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një listë ku tregon se cilat janë moshat më të prekura me koronavirus në kryeqytet.

Prishtina është komuna me më së shumti të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, ka publikuar një tabelë në detaje rreth të prekurve me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre statistikave në mesin e të infektuarve me koronavirus ka edhe fëmijë nga 1 deri në 4-vjeç, pra vetëm një për qind e të infektuarve në kryeqytet i përkasin këtyre moshave.

Në statistikat e komunës shihet se grupmosha që ka më së shumti të infektuar është ajo nga 35 deri në 44 vjet. Kjo kategori përfshin 758 të infektuar.

Ndërkaq nga mosha 65 vjeçe deri në 74 vjeç janë 245 persona të infektuar. Janë po ashtu 98 persona të moshës mbi 74 vjeç që kanë dalë pozitivë me koronavirus në Prishtinë.

“Stastistikat e COVID19 të përmbledhura sipas moshës që nga fillimi i pandemisë në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti ndër të tjerash./Lajmi.net

COMMENTS

x